Collection: BYZYLYKË PREJ ÇELIKU
No products found
Use fewer filters or remove all
BYZYLYKË PREJ ÇELIKU PËR ÇDO RAST
Jeta shpesh është e vrullshme, prandaj dhe aksesorët tuaj duhet të jenë po aq praktikë sa edhe elegantë. Çeliku është i njohur për qëndrueshmërinë dhe lehtësinë në mirëmbajtje, duke e bërë zgjedhjen ideale për çdo veshje.
Për një pamje të thjeshtë në përditshmëri apo një prekje elegante në raste speciale, byzylykët prej çeliku janë gjithmonë zgjedhja e duhur!
STILE DHE DIZAJNE TË NDRYSHME
Koleksioni ynë i byzylykëve prej çeliku ofron një shumëllojshmëri dizajnesh për çdo shije. Falë kësaj, këto byzylykë përshtaten lehtësisht si me veshjet e përditshme, ashtu edhe me ato formale. Të kombinuara me xhinse apo kostume elegante, ato sjellin një prekje të veçantë në çdo rast.
Zgjidhni byzylykun Black Stingray, një dizajn i veçantë që kombinon lëkurën natyrale të stingray-it me një kapëse prej çeliku të veshur me flori 18k. Një aksesor i guximshëm dhe interesant, perfekt si për veshjet e përditshme ashtu edhe për një mbrëmje të veçantë.
Nëse kërkoni një aksesor që bie më shumë në sy, zgjidhni byzylykun Red Luxury Stingray. Ky dizajn unik vjen me lëkurë në ngjyrë të kuqe stingray dhe kapëse prej çeliku të veshur me flori 18k. Një zgjedhje perfekte që spikat në çdo rast.
Nëse doni një aksesor që i jep jetë çdo veshjeje të thjeshtë, byzylyku Blue Twinkle është zgjedhja e duhur. Me emblemën e tij elegante në formë ylli prej çeliku dhe kristalet vezulluese cubic zirconia, ky byzylyk sjell një shkëlqim të veçantë që vihet re nga të gjithë.
BYZYLYKË PREJ ÇELIKU CILËSOR
Çeliku, me forcën dhe rezistncën e tij, sjell një pamje klasike dhe elegante që nuk del kurrë nga moda. Është materiali perfekt për aksesorë cilësorë që mund t’i mbani çdo ditë, pa u shqetësuar për ndryshkjen apo nxirjen.
Sipërfaqja e tij e lëmuar dhe me shkëlqim është rezistente ndaj njollave falë shtresës mbrojtëse të kromit, e cila parandalon ndryshkjen, zbehjen dhe oksidimin. Shumë nga dizajnet tona përfshijnë gjithashtu veshje cilësore me flori 18k. Rezultati? Bizhuteri premium që ruajnë bukurinë e tyre pa pasur nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme.
Ky koleksion është krijuar për ata që duan të ndërthurin thjeshtësinë me elegancën. Nga byzylykët delikatë me detaje të punuara me kujdes, deri te byzylykët e hapur (bangles), dizajnet tona prej çeliku janë zgjedhja perfekte për të shprehur stilin dhe karakterin tuaj unik.
BYZYLYKËT PREJ ÇELIKU PËR FEMRA DHE MESHKUJ NGA ALISON MARIOT
Çeliku është materiali ideal për krijimin e bizhuterive. Jashtëzakonisht i qëndrueshëm, i sigurt për lëkurën dhe hipoalergjik, kjo është zgjedhja perfekte për ata që duan të investojnë në aksesorë cilësorë që zgjasin për vite me radhë.
Alison Mariot, ka krijuar një koleksion të veçantë byzylykësh prej çeliku për femra dhe meshkuj që vlerësojnë cilësinë dhe stilin. Të disponueshëm në stile dhe dizajne të ndryshme, këto aksesorë ofrojnë elegancë dhe klas në çdo veshje tuajën.
Blini byzylykët prej çeliku online dhe gjeni aksesorin tuaj të preferuar.