Collection: UNAZA PËR FEMRA

Eksploroni koleksionin tonë me unaza për femra. Nëse po kërkoni një aksesor femëror për të plotësuar veshjet tuaja ose një model që tërheq vëmendje në çdo event, ne ofrojmë një përzgjedhje të mrekullueshme me unaza për femra që vlerësojnë luksin, stilin dhe elegancën.

UNAZA PËR ÇDO RAST

Nga rrathët delikatë deri te dizajnet e sofistikuara, këto unaza për femra janë një pasqyrim i elegancës dhe bukurisë. Ne kemi kuruar një koleksion me aksesorë tërheqës, por që mund të përshtaten me çdo veshje apo event.

Nëse po përgatiteni për një event formal ose po kërkoni një aksesor për kombinime veshjesh në përditshmëri, një unazë e bukur është mënyra më e thjeshtë për të përmirësuar stilin tuaj. Një mënyrë e shpejtë për ta bërë stilin tuaj më modern.

Zgjidhni një unazë klasike si Aqua Elegance Ring me një gur akuamarin plot shkëlqim ose modelin Elaine Ring, një opsion mjaft i pëlqyer për dizajnin e saj elegant dhe minimalist.

Frymëzuar nga bukuria e gurëve të çmuar 100% natyralë dhe estetika klasike që nuk del kurrë nga moda, këto unaza janë perfekte për këdo që vlerëson origjinalitetin. Një dhuratë ideale për të shënuar momentet e veçanta të jetës ose thjesht për të pasuruar stilin tuaj personal.

NJË SHUMËLLOJSHMËRI STILESH DHE DIZAJNESH

Këto unaza për femra ofrojnë një gamë të larmishme dizajnesh, nga ato klasike deri te modelet më bashkëkohore. Nëse preferoni unaza që kombinohen së bashku për të krijuar një pamje unike ose po kërkoni një aksesor të veçantë që bie në sy, ky koleksion ofron mundësi të pafundme.

Nëse preferoni modele elegante dhe autentike, zgjidhni modelin Thalassia Ring. Frymëzuar nga deti, ky dizajn në formë koralesh ka një perlë 100% natyrale të kombinuar me argjend të pastër 925 të larë me flori 18k. Nëse pëlqeni teksturat unike dhe dizajnet organike, kjo është zgjedhja perfekte për ju. Një unazë për femra që përcjell freski dhe feminilitet.

Për një aksesor plot ngjyra, zgjidhni modelin Amarilis Ring. Forma asimetrike e rrethit krijon një pamje moderne, ndërsa nuancat magjepsëse të gurit ametist-prehnit përfaqësojnë bukurinë e luleve plot jetë.

Nëse ju tërheq estetika elegante dhe minimaliste, Green Chatelaine Ring është aksesori që nuk duhet të mungojë në gardërobën tuaj. Kjo unazë floriri 14k është kombinuar me një gur vibrant të zgjedhur me kujdes e cili krijon një pamje vërtet delikate.

UNAZA CILËSORE PËR FEMRA 

Unazat e Alison Mariot janë më shumë sesa thjesht disa aksesorë tërheqës vizualisht. Çdo model është dizajnuar për të garantuar cilësi dhe rezistencë. Qëllimi ynë është të krijojmë bizhuteri që i japin vlerë koleksionit të çdo zonje.

Këto unaza për femra janë krijuar duke përdorur materiale premium si gurë dhe perla 100% natyrale, flori 18k, flori italian 14k, argjend i pastër 925 dhe rodium. Këto unaza nuk nxihen, janë antialergjike dhe e ruajnë ngjyrën dhe shkëlqimin e tyre për vite me radhë.

UNAZA PËR FEMRA NGA ALISON MARIOT

Ne besojmë se bizhuteritë duhet të jenë po aq unike sa personi që i mban ato. Falë gurë të çmuar 100% natyralë, çdo unazë Alison Mariot është plotësisht unike! Zgjidhni bizhuteri vërtet të veçanta për femra që e vlerësojnë origjinalitetin.

Blini unaza për femra online dhe gjeni një aksesor që përshtatet në mënyrë të përkryer me individualitetin dhe stilin tuaj.