Koleksion: ÇANTA ARTIZANALE MANGATA ME LEKURË ORIGJINALE 'PITON'

Çanta të punuara me dorë nga lëkurë origjinale pitoni, me kapëse në formë koke gjarpri në ar 18K PVD dhe logon Alison Mariot të vulosur brenda.

Lëkurë ekzotike me certifikim CITES. Çdo çantë vjen në kuti dhurate me garanci 2-vjeçare.

MÅNGATA

Ekziston një fjalë suedeze për reflektimin që hëna lën mbi ujë — një shteg drite që duket i ngurtë derisa lëviz, dhe që nuk shfaqet kurrë dy herë njësoj. Fjala është mångata.

Është emri i duhur për një çantë të prerë nga lëkura e pitonit. Luspat e kapin dritën ashtu si uji, dhe modeli që përshkon një lëkurë nuk gjendet në një tjetër.

ASNJË ÇANTË NUK ËSHTË E NJËJTË

Lëkura e pitonit mbart një model që u formua ndërsa kafsha rritej. Madhësia e luspave, hapësira mes tyre dhe mënyra si bien shenjat janë unike për çdo lëkurë, dhe asnjë regjtërie nuk mund t’i riprodhojë.

Kjo është e kundërta e mënyrës si bëhen shumica e çantave. Një finiturë e printuar ose e stampuar ju jep një model që përsëritet çdo pak centimetra dhe shfaqet identik në çdo çantë të dyqanit. Këtu, çanta që merrni është e vetmja e llësë së saj, dhe fotografitë mund të jenë gjithmonë vetëm një tregues.

PUNUAR ME DORË, LUSPË PAS LUSPE

Lëkura ekzotike nuk pritet si lëkura e lopës. Ajo duhet lexuar e para — ku luspat janë më të gjera, ku modeli është më i fortë, ku duhet të bjerë linja natyrale e trupit mbi panelin e përfunduar.

Ai vendim merret me dorë para prerjes së parë, dhe pikerisht prandaj dy çanta nga e njëjta parti nuk vendosen kurrë në të njëjtën mënyrë. Skajet përfundohen me dorë, dhe logoja Alison Mariot është e stampuar brenda, jo e shfaqur jashtë.

MBËRTHESA

Mbyllja është një mbërthesë në formë koke gjarpri, e përfunduar në 18K Gold PVD — i njëjti proces që përdorim në bizhuteri, ku ari lidhet me metalin në nivel molekular në vend që të vendoset mbi të.

Te një çantë kjo ka më shumë rëndësi se te një byzylyk. Mbërthesa preket sa herë hapet çanta, dhe pikerisht aty konsumohet e para një veshje konvencionale.

CITES DHE PSE KA RËNDËSI

Lëkura ekzotike rregullohet ndërkombëtarisht nga CITES, Konventa për Tregtinë Ndërkombëtare të Speciesëve të Rrezikuara. Lëkura jonë e pitonit sigurohet me certifikim CITES.

Kjo nuk është rresht marketingu. Pa atë dokumentacion një çantë prej lëkure ekzotike nuk mund të kalojë ligjërisht një kufi, dhe prandaj ia vlen t’ia bëni këtë pyetje kujtdo që ju shet një të tillë. Një shitës që nuk di të përgjigjet, po ju thotë diçka.

SI PLAKET

Pitoni nuk konsumohet si lëkura e veshur me shtresë. Ai zbutet. Luspat ulën te njëra-tjetra, sipërfaqja merr një shkëlqim më të qetë, dhe pjesa fillon të duket sikur i përket dikujt.

Një finiturë sintetike bën të kundërtën: duket më mirë ditën e parë dhe bie që andej. Ky është argumenti praktik për lëkurën ekzotike, dhe është i njëjti argument si 3 mikron ar në vend të gjysmës — blije një herë, mbaje.

SI TË KUJDESENI

Mbajeni të thatë. Uji i ngre luspat, dhe lëngësia e zgjatur është e vetmja gjë që pitoni nuk e fal. Nëse e zë shiu, lëreni të thahet natyrshem larg çdo burimi nxëhtësie — kurrë mbi radiator dhe kurrë me tharese.

Fshijeni me një copë të butë dhe të thatë, gjithmonë në drejtimin ku shtrihen luspat, kurrë kundër tyre. Mos përdorni krema apo balsame lëkure të bëra për lëkurë të lemët; janë shumë të rendë për lëkurë ekzotike. Ruajeni çantën lehtësisht të mbushur që të mbajë formën, larg dritës së drejtpërdrejtë të diellit, dhe mos e mbingarkoni.

ÇFARË PËRFSHIN ÇDO POROSI

Çdo çantë mbërrin në kutinë e firmosur Alison Mariot dhe mbulohet nga një garanci ndërkombëtare dyvjeçare ndaj defekteve në materiale ose në punim. Variacioni natyral në modelin e luspave dhe në ton nuk është defekt — është dëshmia se lëkura është e vërtetë.

Transporti ekspres është falas në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, me dorëzim brenda ditës tjetër në Shqipëri. Këmbimi dhe kthimi pranohen brenda 30 ditëve nga dorëzimi.

Për ta plotësuar pamjen, shihni koleksionin MERAKI në 18K Gold Vermeil, ose shfletoni të gjitha bizhuteritë.

Dizajnuar në Toronto, Kanada. Made to be remembered.