Rreth Nesh

                  Alison Mariot est’14

 Alison Mariot est’14 është një brand i krijuar dhe i dizenjuar në Toronto të Kanadasë në vitin 2014. Vizioni ishte krijimi dhe dizenjimi i aksesorëve të përshtatshëm jo vetëm për ata që preferojnë veshjet klasike ose shik por edhe për ata që dëshirojnë të vishen në mënyrë moderne, praktike dhe sportive.  Aksesorët janë të cilësisë së lartë, të përshtatshëm për në evente por gjithashtu dhe në përditshmëri, unikë në dizajn duke ndjekur trendet më të fundit të modës.

Ne besojmë se luksi duhet të jete i aksesueshëm për të gjithë! Përse të zgjedhësh midis cilësisë apo dizajnit kur mund ti kesh të dyja me të njëjtin cmim?! Ne krijuam Alison Mariot est’14 për të gjitha grupmoshat, për të gjetur aksesorë me dizajn të bukur, cilësore dhe njëkohësisht me cmim konkurent. Misioni jonë ishte krijimi i produkteve të cilat identifikojnë blerësin , duke i dhënë mundësinë atij të shprehë vetveten, stilin, virtytet me anë te zgjedhjes së modeleve që e personifikojnë  më së miri.

Duke i dhënë përparësi detajeve ishte me rëndësi që emri dhe  logo-ja e zgjedhur të përcillnin një kuptim të vecantë:  

-Alison – Bukuri brenda thjeshtësisë. Ti nuk i vlerëson gjërat e thjeshta derisa zbulon bukurinë brenda tyre. Mariot-Mare-Det. Ndërthurja e të gjithave provokoi imazhin e duhur dhe për këtë arsye zgjodhëm spirancën si logon tonë e cila nuk është vetëm simboli i detit por gjithashtu kuptimi simbolik i të ciles është një person i vetëkënaqur dhe qe beson te vlerat që zotëron. Jo rastësisht zgjodhëm kombinimin e të bardhës me goldin, duke ofruar thjeshtësinë dhe luksin në të njejtën kohë.

Me më shumë se 100.000 klientë që kanë zgjedhur Alison Mariot est’14! Ne vazhdojmë të frymzëohemi nga ju dhe të prodhojmë aksesorë që do shprehnin stilin e gjithësecilit.

Mirë se vini në Alison Mariot!