Collection: UNAZA FEJESE
Një unazë po aq speciale sa dashuria juaj. Koleksioni ynë me unaza fejese ofron një gamë dizajnesh klasike dhe autentike. Nëse po kërkoni një unazë fejese me gur apo një model minimalist, këto aksesorë të çmuar do ta bëjnë për vete zemrën e personit tuaj të veçantë.
-
Gjerdan 'Thuaj emrin me zë të lartë'
Çmimi i rregullt €58,00 EURÇmimi i rregulltÇmimi për njësi / per€69,00 EURÇmimi i shitjes €58,00 EURShitje -
Byzylyk me zinxhir Alison Box
Çmimi i rregullt €58,80 EURÇmimi i rregulltÇmimi për njësi / per€98,00 EURÇmimi i shitjes €58,80 EURShitje -
Gjerdan 'Thuaj emrin me zë të lartë'
Çmimi i rregullt €52,00 EURÇmimi i rregulltÇmimi për njësi / per€69,00 EURÇmimi i shitjes €52,00 EURShitje -
Shitje
Byzylyk Afonian Snake
Çmimi i rregullt €52,50 EURÇmimi i rregulltÇmimi për njësi / per€105,00 EURÇmimi i shitjes €52,50 EURShitje -
Shitje
Unaza Amarilis
Çmimi i rregullt €121,50 EURÇmimi i rregulltÇmimi për njësi / per€162,00 EURÇmimi i shitjes €121,50 EURShitje -
Shitje
Gjerdan Althea
Çmimi i rregullt €126,50 EURÇmimi i rregulltÇmimi për njësi / per€169,00 EURÇmimi i shitjes €126,50 EURShitje -
Shitje
Vathë Amarilis
Çmimi i rregullt €145,80 EURÇmimi i rregulltÇmimi për njësi / per€194,50 EURÇmimi i shitjes €145,80 EURShitje
UNAZA FEJESE PËR ÇDO HISTORI DASHURIE
Këto unaza fejese përshtaten me një mori stilesh dhe preferencash. Nga dizajnet me detaje të hollësishme deri te modelet elegante dhe moderne, pranë Alison Mariot jeni të sigurt që do të gjeni unazën perfekte që simbolizon lidhjen tuaj unike.
Nëse po kërkoni një unazë fejese klasike ose një alternativë ndryshe nga diamantët, këto dizanje të kuruara me kujdes përfshijnë gurë të çmuar 100% natyralë.
Nëse ju tërheqin modelet bashkëkohore që bien në sy apo preferoni një unazë fejese të frymëzuar nga elemente klasike “vintage”, ky koleksion përfshin disa nga dizanjet tona më të dashura, të krijuara për të simbolizuar thelbin e dashurisë dhe individualitetit tuaj.
NJË SHUMËLLOJSHMËRI STILESH DHE DIZAJNESH
Unazat tona të fejesës vijnë në një shumëllojshmëri materialesh dhe punimesh. Nga perlat dhe gurët e çmuar deri te floriri dhe argjendi, këto elemente kombinohen për të krijuar pjesë mahnitëse që reflektojnë preferencat dhe shijet e të dashurit tuaj.
Kërkoni një unazë fejese klasike që nuk del kurrë nga moda? Konsideroni Aqua Elegance Ring, një unazë e mrekullueshme me një gur akuamarin natyral, një siluetë elegante dhe linja të pastra. Guri akuamarin simbolizon qetësi, pastërti dhe harmoni, ndaj është perfekt për çiftet që kërkojnë një simbol të unitetit të tyre harmonik.
Zgjidhni Elaine Ring, një modël me një gur fluorit jeshil magjepsës. Fluoriti e ka marrë emrin në vitin 1797 nga fjala latine "fluere" (të rrjedhë). Një gur që simbolizon rritjen, stabilitetin dhe sigurinë. Një zgjedhje ideale për një unazë fejese për ata që pëlqejnë paleta me ngjyrat e tokës.
Për çiftet elegante që preferojnë diçka ndryshe, kemi një opsion fantastik. Frymëzuar nga esenca e oqeanit, Thalassia Ring paraqet një dizajn në formë koralesh me një perlë 100% natyrale. Një unazë romantike për femrat me shpirt të lirë.
UNAZA FEJESE LUKSOZE
Ne e kuptojmë që zgjedhja e unazës së fejesës perfekte është një vendim i rëndësishëm. Një unazë që do t’ju shoqërojë gjithë jetën tuaj si një simbol i përhershëm i dashurisë, përkushtimit dhe ëndrrave të përbashkëta.
Alison Mariot ofron një koleksion të kuruar me kujdes me unaza fejese luksoze që janë po aq cilësore sa dhe vizualisht tërheqëse. Çdo unazë është e punuar me materiale premium si flori 18k, argjend i pastër 925 dhe gurë e perla 100% natyrale.
Duke qenë se gurët e çmuar janë 100% natyralë, çdo unazë vjen me nuancat, formën dhe madhësinë e saj unike. Kështu, ju do të shijoni një unazë fejese të veçantë që vetëm ju mund ta keni!
Rezistente ndaj gërvishtjeve, nxirjes dhe antialergjike, këto unaza fejese e ruajnë shkëlqimin dhe ngjyrën e tyre për vite e vite. Larja me flori dhe materialet premium ju sigurojnë një përshtatje perfekte dhe rehati optimale.
FESTONI HISTORINË TUAJ TË DASHURISË ME UNAZA FEJESE NGA ALISON MARIOT
Nëse po kërkoni një dizajn elegant apo një model që bie në sy, ky koleksion është krijuar për të festuar dashurinë dhe kujtimet tuaja të përbashkëta. Jo thjesht një aksesor i zakonshëm, këto unaza do të kthehen në një copëz të çmuar që mund ta trashëgoni në breza.
Blini unaza fejese online dhe gjeni simbolin e përkryer të dashurisë tuaj të përjetshme.