Collection: DHURATA PËR SHËN VALENTIN

Festoni dashurinë tuaj me koleksionin tonë të mrekullueshëm me dhurata për Shën Valentin. Krijuar për të kapur esencën e romancës dhe bukurisë, përzgjedhja jonë me bizhuteri për Shën Valentin ofron diçka të veçantë për çdo çift.

DHURATA PËR SHËN VALENTIN PËR FEMRA DHE MESHKUJ

Nëse jeni duke festuar Shën Valentinin e parë apo atë të 20-të, koleksioni ynë përmban një shumëllojshmëri opsionesh me bizhuteri që i përshtaten çdo rasti. Nga dizajnet elegante dhe moderne te aksesorët luksozë dhe të rafinuar, këto bizhuteri janë një dhuratë domethënëse plot ndjenjë.

Të përsosura për mbrëmje romantike, surpriza të veçanta apo një simbol dashurie, aksesorët tanë ofrojnë dizajne sensuale dhe autentike. Një dhuratë ideale për partnerin tuaj!

DHURATA PËR PARTNEREN TUAJ | BIZHUTERI PËR FEMRA

Të gjesh dhuratën perfekte për partneren tuaj është mjaft e lehtë me koleksionin tonë me dhurata për Shën Valentin. Krijuar për zonja dhe zonjusha elegante plot stil, këto bizhuteri për femra ofrojnë një kombinim unik të hijeshisë, romancës dhe sofistikimit.

Për një aksesor që bie në sy, por plot hijeshi, Aqua Elegance Necklace është një zgjedhje fantastike. Me një zinxhir të larë me flori 18k dhe një gur natyral akuamarin të mrekullueshëm, ky aksesor kombinohet lehtësisht me çdo veshje. Një opsion i përshtatshëm si për përditshmëri dhe për evente formale.

Po kërkoni diçka të frymëzuar nga natyra? Apolia Necklace kombinon argjendin e pastër, një veshje me flori 18k, perla 100% natyrale dhe gurë apatiti blu. Një dizajn mahnitës që merr frymëzim nga bukuria e qetë e oqeanit. Një varëse perfekte për femrat që kërkojnë të bien në sy në çdo event.

Nëse po kërkoni diçka pak më moderne, nuk do të gaboni me Selenis Earrings. Punuar me argjend të pastër, larë me flori 18k dhe me kristale Swarovski që shkëlqejnë, këto vathë tërheqin vëmendje në çdo ambient. Moderne por të lehta për t’u kombinuar me çdo veshje.

DHURATA PËR PARTNERIN TUAJ | BIZHUTERI PËR MESHKUJ

Të zgjedhësh një dhuratë për meshkuj për Shën Valentin është mjaft e thjeshtë kur e di çfarë të kërkosh. Ne besojmë se bizhuteritë janë gjithmonë një opsion i shkëlqyer për meshkuj me stil dhe vetëbesim. Koleksioni ynë me bizhuteri për meshkuj ofron një gamë të larmishme dizajnesh që i përshtaten çdo personaliteti.

Një zgjedhje që nuk del kurrë nga moda, Fleur De Lis Necklace kombinon një simbol klasik me një dizajn modern. Një varëse e larë me flori 18k dhe rodium të zi, ky aksesor është po aq ciëlsor sa dhe tërheqës. Detajet me gur zirkoni kubik i japin një hijeshi të veçantë.

Për një aksesor të guximshëm që reflekton kurajo, konsideroni Gold Lion Ring. Një unazë e larë me flori 18k e cila do të kthehet në aksesorin e tij të preferuar. Kombinojeni me Gold Matte Lion Bracelet dhe keni një set dhuratë perfekt për partnerin tuaj. Gjithçka që ju nevojitet për një pamje të rafinuar.

DHURATA LUKSOZE PËR SHËN VALENTIN | BIZHUTERI CILËSORE 

Çdo aksesor nga Alison Mariot është punuar me materiale luksoze si flori 18k, argjend i pastër dhe gurë të çmuar 100% natyralë. Bizhuteri që nuk nxihen dhe antilalergjike.

Blini dhurata për Shën Valentin online dhe gjeni aksesorin perfekt për ta bërë festën tuaj vërtet të paharrueshme.