Pësë unaza për sezonin e ngrohtë
Shpërndaje
Dielli forcon ngjyrat dhe lëkura merr një ton më të ngrohtë. Ari duket ndryshe në këtë kohë — më i gjallë, më i dukshem.
Këto janë pësë unaza që funksionojnë më mirë kur ka dritë: në plazh, në darkat e verës, ose thjesht çdo ditë.

1. Ephyra Set — unazë dhe vathë bashkë
Një unazë e gjerë dhe një palë vathë të dizajnuara për t’u mbajtur së bashku, ose veç e veç kur do diçka më të qetë.
Të punuara në 18K Gold Vermeil me 3 mikron, me kristale Swarovski jeshile që bien mirë mbi blunë e detit dhe mbi tonet e ranishtes.

2. Matía Ring — syri i detit
Guri London Blue 100% natyral në qendër, i rrethuar nga kristale të bardha. Blu e thellë kundër ngrohtësisë së arit — i njejti kontrast si deti kundër rerës.
E punuar në 18K Gold Vermeil me 3 mikron. Shkon me fustane liri, rroba banje dhe bluza të hapura.

3. Linéa Ring — minimalizem
Linja të pastra, pa gur. Ari flet vetë.
Për atë që do diçka për çdo ditë, të mbahet vetëm ose e stivosur me unaza të tjera. E rregullueshme, përshtatet me çdo gisht.

4. Amarilis Ring — format e natyrës
Një strukture organike që kujton koralet, e punuar me dorë në 18K Gold Vermeil me 3 mikron.
Në qendër, një gur Amethyst-Prehnite 100% natyral — vjollca dhe jeshilja në të njëjtin gur. Asnjë pjesë nuk e ka të njëjtin raport ngjyrash.

5. Galani Helios Ring — forma dhe qetësia
Dizajn i thjeshtë dhe funksional, i veshur tërësisht me ar 18 karat.
Në qendër, një Turquoise-Copper 100% natyral me vena bakri. Blu qielli kundër arit — ndoshta kombinimi më i lidhur me detët në gjithë bizhuterinë.

Pse mbajnë në verë
Vera është sezoni që i shkatërron bizhuteritë e lira: uji i kripur, kremi diellor, djersa.
18K Gold Vermeil me 3 mikron është gjashtë herë më i trashë se veshja e zakonshme. Kjo është arsyeja pse një pjesë e mbajtur gjithë verën duket njesoj në shtator.
Gurët janë 100% natyralë, ndaj ngjyra e tyre nuk zbehet nga dielli. Por edhe këtu vlen rregulli: hiqeni para notit dhe para saunës.
Për të zgjedhur masën
Shumica e këtyre unazave janë të rregullueshme dhe përshtaten me çdo gisht. Për modelet me masë, shihni udhëzuesin e masave.
Çdo pjesë vjen me kuti dhurate dhe garanci dyvjeçare. Shihni të gjithë koleksionin MERAKI.