Si të zgjedhesh masën: unaza, byzylykë dhe zinxhirë
Shpërndaje
Frika më e madhe kur blen bizhuteri online nuk është cilësia. Është masa.
Ky udhëzues e zgjidh atë për të tria: unaza, byzylykë dhe zinxhirë. Nuk të duhet asnjë veglë e veçantë — vetëm një fill dhe një vizore.
Gjysma e unazave tona nuk kërkojnë masë
Të gjitha unazat e koleksionit MERAKI janë të rregullueshme. Hapen dhe mbyllen nga pjesa e prapme, dhe përshtaten me çdo gisht.
Nuk ka masë për të zgjedhur, nuk ka gabim për të bërë. Nëse doni ta ndryshoni gishtin ku e mbani, unaza e ndjek.
Një këshillë: hapeni dhe mbylleni me butësi, me dy gishta, jo me forcë. Ari përkulet, por si çdo metal, nuk i pëlqen të përkulet shpesh në të njëjtën pikë.
Unazat me masë: tabela
Unazat steel shiten me numra amerikanë. Njësia që ka rëndësi është diametri i brendshëm në milimetra — ai nuk ndryshon nga vendi në vend.
| Masa (US) | Diametri i brendshëm | Perimetri |
|---|---|---|
| 5 | 15.7 mm | 49.3 mm |
| 6 | 16.5 mm | 51.9 mm |
| 7 | 17.3 mm | 54.4 mm |
| 8 | 18.1 mm | 57.0 mm |
| 9 | 18.9 mm | 59.5 mm |
| 10 | 19.8 mm | 62.1 mm |
| 11 | 20.6 mm | 64.6 mm |
| 12 | 21.4 mm | 67.2 mm |
| 13 | 22.2 mm | 69.7 mm |
Si orientim: masa më e zakonshme për femra është 6 deri 7, për meshkuj 9 deri 10. Por orientimi nuk është matje — dy minuta punë ju kursejnë një këmbim.
Metoda e fillit
Ju duhet një fill ose një rrip letre dhe një vizore me milimetra.
- Mbeçilni fillin rreth bazës së gishtit, i shtrënguar por jo të ngushtë
- Shënoni me stilolaps piken ku fundi takon fillin
- Shtrijeni fillin dhe matni gjatësinë deri te shënimi
- Ai numër është perimetri. Gjeni atë në tabelën më sipër
Kontrolloni nyjen. Unaza duhet të kalojë mbi të. Nëse nyja është dukshem më e gjerë se baza e gishtit, matni të dyja dhe zgjidhni një masë mes tyre.
Matni në mbrëmje, kur gishtat janë në madhësinë e tyre më të madhe të ditës. Një unazë që hyn në mëngjes mund të mos hyjë në darke.
Mat një unazë që të vjen
Mënyra më e saktë, nëse keni një unazë që e mbani në të njëjtin gisht.
Vendoseni mbi një vizore dhe matni diametrin e brendshëm — drejt përmes qendërs, nga skaji i brendshëm te skaji i brendshëm. Një unazë me 17.3 mm brenda është masë 7.
Një milimetër është pothuajse një masë e plotë. Matni dy herë.
Nëse jeni mes dy masave
Zgjidhni më të madhen. Një unazë pak e gjerë rrotullohet; një unazë pak e ngushtë nuk vishet fare.
Kjo vlen sidomos për unaza me brez të gjerë, të cilat ndihen gjithmonë më të ngushta se ato të holla të së njëjtës masë.
Byzylykët
Mbeçilni fillin rreth kyçit, aty ku do ta mbani byzylykun, dhe matni gjatësinë në centimetra.
| Masa | Kyçi |
|---|---|
| S | 16,5 – 18 cm |
| M | 18 – 20 cm |
| L | 20 – 22 cm |
| XL | 22 – 24 cm |
Nëse matja bie pikerisht mes dy masave — për shembull 18 cm — zgjidhni atë më të madhen. Një byzylyk duhet të lëvizë pak mbi kyç, jo të qendrojë i ngjitur.
Disa modele vijnë në një masë të vetme për femra ose për meshkuj, dhe byzylykët me kordon janë të rregullyeshëm. Masat e sakta shfaqen gjithmonë te faqja e produktit.
Gjatësia e zinxhirit
Zinxhirët tanë shkojnë nga 40 deri në 60 cm. Ja ku bien:
- 40 cm — te baza e qafës, mbi klavikulën
- 45 cm — pak poshtë klavikulës. Gjatësia më e kërkuar për femra
- 50 cm — në pjesën e sipërme të gjoksit
- 60 cm — poshtë gjoksit. Për meshkuj, ose për t’u mbajtur mbi rroba
Për ta mbajtur me shtresa, lërini të paktën 5 cm dallim mes dy zinxhirëve që të mos ngatërrohen.
Nëse gaboni masen
Keni 30 ditë nga dorëzimi për të kërkuar këmbim. Pjesa duhet të jetë e pambërthyer dhe në paketimin origjinal.
Na shkruani me numrin e porosisë dhe ju përgjigjemi brenda 24-48 orëve. Detajet e plota gjenden te politika e këmbimit dhe kthimit.
Pjesët me gdhendje nuk këmbehen, sepse punohen sipas porosisë. Për ato, matni dy herë.